Një krye kardiokirurg se transplantet e zemrës do të bëhen të panevojshme brenda 10 vjetësh, si pasojë e avancimeve të mëdha në fushën e terapisë me qeliza staminale dhe pompave artificiale.
Që nga koha kur u krye transplanti i parë i zemrës 50 vjet më parë, kërkesa për këtë shërbim është rritur në mënyrë dramatike. Në fakt, të dhënat prej British Heart Foundation, tregojnë se numri i pacientëve që kanë kryer transplante të zemrës është rritur 162% brenda 10 vjetësh! Në 2017, gjenden 249 persona në listë pritje por vetëm rreth 150 transplante zemre janë të disponueshme për t' u kryer. Pacientët dhe kirurgët kanë nevojë për një zgjidhje më efiçiente.
Ekspertët besojnë se terapia me qeliza staminale mund të ndohmojë mijëra njerëz çdo vit në Mbretërinë e Bashkuar:
Si e vlerëson një shoqëri një trajtim për të cilin duhet që më parë të vdesë një person i ri në moshë dhe që është i aplikueshëm në më pak se një përqind e atyre që mund të përfitojnë prej tij ? Unë, mendoj se brenda dhjetë vitesh ne nuk do të shohim më të kryhen transplante të zemrës, përjashtuar rastet e njerëzve me dëmtime të lindura në zemër, ku vetë një zemër e re do të bënte punë. Unë mendoj se kombinimi i pompave të zemrës me qelizat staminale ka potencialin për të qenë një alternativë e mirë e cila mund të ndohmojë shumë më tepër njerëz.
- thotë Profesor Stephen Westaby, John Radcliffe Hospital, Oxford
Tashmë, qelizat staminale e kanë provuar veten se mund të kthejnë pas procesin e krijimit të vragave në indin e zemrës, përmes injektimit të tyre në zemrën e pacientëve të cilët iu nënshtrohen operacioneve kirurgjikale të baipaseve koronare. Ka gjithashtu një provë klinike e cila po zhvillohet pranë Royal Brompton Hospital, duke përdorur injeksione të qelizave staminale për të parandaluar që pacientët të shkojnë në fazën që t'ju nevojitet një transplant i zemrëse.
Aktualisht, pacientët që kanë kryer një transplant zemre mund të jetojnë deri në 20 vjet me një cilësi jete të shkëlqyer. Për këtë arsye, prioritet mbetet ende inkurajimi për të dhuruar më shumë organe, me British Heart Foundation i cili financon kërkimet mbi fenomenin e flakjes së organeve dhe përmirësimin e normës së suksesit. POr, ka një provë shumë të fortë se në një tëardhme jo shumë të largët, nevoja për operacione të tranplanteve të zemrës mud të çrrënjoset fare prej përdorimit të qelizave staminale.

