Leuçemia Mieloide Akute (AML) është një lloj kanceri i cili është prevalent tek të rriturit e moshuar. Aktualisht, ajo, trajtohet me kemioterapi intensive dhe forma të kujdesit mbështetës që çon në atë që 40-60% e pacientëve të përjetojnë një remision komplet, duke eleminuar shenjat e kancerit. Sidoqoftë, pjesa dërrmuese e pacientëve ju rikthehet kanceri, duke rezultuar në normë mbijetese prej 5 vjetësh në rreth 10%.
Për të parën herë, Qelizat Staminale Hematopoietike dhe Progjenitore (HSPC) të nxjerra prej gjakut të kordonit kërthizor pjesërisht të pajtueshme HLA, u përdorën për të gjeneruar qeliza Vrasëse Natyrale (Natural Killers). Këto Vrasëse Natyrale kanë treguar se munden të rivendosin përkohësisht funksionimin e sistemit imunitar në pacientët me Leuçemi Mieloide Akute dhe të parandalojnë rikthimin e sëmundjes.
Qelizat Vrasëse Natyrale të rrjedhura nga Qelizat Staminale të Gjakut të Kordonit u transferuan tek dhjetë pacientë të moshuar të diagnostikuar me Leuçemi Mieloide Akute pasi ata kishin marrë kemioterapi limfoshteruese. Përgjatë pak ditëve në vijim, qelizat vrasëse natyrale të infuzionuara në këta pacientë treguan shenja të maturimit të suksesshëm dhe u mirëvendosën në trupin e pacientëve. Në pacientët, qelizat Vrasëse Natyrale, rritën me sukses nivelet e faktorëve të plazmës dhe të treguesve të funksioneve normale imunitare. Këto rezultate japin shpresë për përdorimin e qelizave staminale të gjakut të kordonit kërthizor në zhvillimin e terapive për trajtimin e kancerit.
Prova klinike u krye prej shkencëtarëve në Shoqatën Amerikane për Kërkime të Kancerit dhe u publikua në Mars 2017. Gjetjet mjaft premtuese sugjerojnë se Qelizat Vrasëse Natyrale prej Qelizave Staminale të Gjakut të Kordonit mund të përdoren në të ardhmen si një formë e gatshme imunoterapie për pacientët e sëmurë me Leuçemi Mieloide Akute(AML).
Megjithëse përqasja e përshkruar më sipër është një hap përpara në zgjatjen e jetës në pacientët me Leuçemi Mieloide Akute, kjo përsëri kërkon shumë më tepër punë për sa i takon aftësisë së tyre për të vrarë qelizat tumorale.
Referenca: https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/28280089

