Prova e para klinike në botë për të hetuar nëse gjaku i kordonit mund të trajtojë HIV, është caktuar të fillojë, në fillim të këtij viti, në Spanjë.
Studimi synon të trajtojë pesë pacientë brenda tri vjetësh dhe kërkon të bëhet e para provë klinike në botë e llojit të saj. Prova klinike do të synojë të rikrijojë suksesin e vërejtur në rastin e Timothy Ray Brown, i vetmi person i gjallë i cili është kuruar plotësisht nga HIV. Ai që prej atëherë është bërë i njohur si Pacienti i Berlinit.
Timothy Ray Brown, për fat të keq u diagnostikua me leuçemi në 2006 dhe i nevojitej një transplant për trajtimin e kancerit. Mjeku i tij vendosi të përdorë qelizat staminale prej një dhuruesi me një mutacion të caktuar qelizor i cili i bënte qelizat rezistente ndaj HIV. Pasi Brown mori dy transplante qelizash staminale prej palcës së kockës së dhuruesit, nivelet e tij të HIV ranë në mënyrë dramatike. Ai është tashmë i shëruar nga kanceri dhe vetëm pak gjurmë të virusit mund të gjenden tek ai, por që s'mund të riprodhohen.
Planet, për provën klinike, u anunçuan në një konferencë të hematologjisë në Valencia , Organizatës Kombëtare Spanjolle të Transplanteve (ONT). ONT ka zgjedhur 157 dhurues të gjakut të kordonit të cilët kanë një mutacion gjenetik i cili i mundëson atyre t'i rezistojnë HIV dhe ka plane për trajtimin e pesë pacientëve pozitiv me HIV të cilët janë prekur gjithashtu nga kanceri, siç është leuçemia ose limfoma, ngjashmëm me atë të Pacientit të Berlinit.
Mjekët, shpresojnë të fillojnë provën e tyre të parë klinike mes Dhjetorit 2015 dhe Janarit 2016, në Madrid, Spanjë.

