Një provë e re klinike është lançuar në BE e cila studion mbi përdorimin e qelizave staminale të indit dhjamor për trajtimin e sëmundjes shumë të dhimbshme dhe aktualisht të pakurueshme: osteoartritit
Ne folëm me Nathan Walker, për të marrë opinionin e tij mbi këtë zhvillim të fundit që përfshin qelizat staminale prej indit dhjamor.
Qelizat staminale të nxjerra prej indit dhjamor mund të jenë të afta të ndihmojnë ata që vuajnë nga osteoartriti i gjurit. Një provë klinike, në shkallë të ggjerë, e financuar nga BE, pritet të fillojë në mbarë Europën, në fillim të këtij viti.
Osteoartriti shkaktohet nga inflamacioni i indit të butë dhe strukturës kockore të artikulacionit të gjurit. Kjo përparon për keq, me kalimin e kohës, duke çuar në trashjen e kërcit të artikulacionit, e ky përkeqësim shpesh rezulton në dhimbje të mëdha, ngurtësim të artikulacionit dhe humbje të funksionit. Aktualisht, ka rreth 4.71 milion njerëz në Mbretërinë e BAshkuar të cilët janë të diagnostikuar me këtë problem shëndetësor.
Aktualisht , nuk ka medikamente ose terapi të njohura për të ndaluar përparimin e kësaj sëmundje; ndaj shpesh është e nevojshme që në raste serioze të kryhet ndërhyrja kirurgjikale e zëvendësimit total të artikulacionit.
Një grant prej 6 milion Euro, është akorduar për një provë klinie të quajtur “ADIPOA-2” prej Programit të financimit të kërkimit shkencor të BE, Horizon 2020.
Në Fazën I të programit, 18 pacientëve ju injektuan qeliza staminale të kulturuara prej indit dhjamor të vetë atyre. Rezultatet, ishin inkurajuese mjaftueshëm për të garantuar kryerjen e një studimi më të madh, me shumë qendra, të fazës II. Do të ketë 10 spitale në Europë, që do të studiojnë trajtimin e patientëve për të përcaktuar sigurinë dhe efikasitetin e trajtimit të osteoartritit të avancuar të gjurit.
Profesor Christian Jorgensen, Shefi i Njësisë Klinike për Sëmundjet Osteoartikulare pranë University Hospital Montpellier, në Francë, thotë "Ambicioze për aq sa tingëllon, ne synojmë të ofrojmë një trajtim të efektshëm për sëmundjen paralizuese e të pakurueshme të osteoartritit brenda pesë viteve të ardhshëm. Ne kemi arritur në këtë pikë për pasojë të një pune shumë të madhe të bërë nga mjaft shkencëtarë, klinicistë dhe ekspertë të qelizave staminale të cilët kanë dhënë një kontribut të pamatë në të kuptuarit e potencialeve terapeutike të qelizave staminale".
Ndërkohë që ndodhet ende në provë klinike, rezultatet e trajtimit me qeliza staminale prej indit dhjamor kanë treguar për disa rezultate mjaft pozitive për mundësi trajtimi të ardhshme të kësaj sëmundje serioze
Për më shumë informacion lidhur me këtë provë të re klinike mahnitëse, vizito: Arthritis Research UK - Arthritis information

