Një provë e re klinike sapo është anunçuar në Amerikë. Ky projekt kërkimi inovativ synon të hetojë mbi përdorimin potencial të qelizave staminale të gjakut të kordonit në trajtimin e hemoragjisë cerebrale pediatrike.
Ne morëm pak kohë për të biseduar me Nathan Walker, i cili diskuton mbi provën me shumë hollësi.
Banka më e madhe e gjakut të kordonit në Amerikë; Cord Blood Registry (CBR), sapo anunçoi lançimin e një prove të re klinike për hetimin e potencialeve të gjakut të kordonit të vetë fëmijës për trajtimin e hemoragjisë cerebrale
Fatkeqsisht, pjesa më e madhe e fëmijëve që i mbijetojnë kësaj traume përballen me difekte neurologjike që potencialisht mund të çojnë në paraliza, epilepsi si edhe në humbje të kontrollit të fshikëzës së urinës.
Kjo provë më e fundit klinike do të kryehet pranë Florida Hospital for Children dhe do të përfshijë dhjetë fëmijë midis moshës gjashtë muajsh deri gjashtë vjeç, të gjithë ata kanë pësuar një hemoragji cerebrale në mitër ose menjëherë pas lindjes.
Secili prej fëmijëve do të trajtohet në mënyrë eksperimentale me infuzionin e gjakut të kordonit të vet, çka është mbledhur dhe ruajtur paraprakisht, pas lindjes. Pastaj, fëmijët do të vlerësohen për përmirësime në funksionin e trurit, vlerësimin e epilepsisë, funksionin e nervave dhe problemin e kontrollit të fshikëzës së urinës për një periudhë 12 mujore.
Shpresohet se rezultatet paraprake të kësaj prove klinike do të jenë të disponueshme brenda më pak se tre vjetësh. Kjo është e para provë klinike e cila heton mbi përdorimet potenciale duke përdorur terapinë autologe me qeliza staminale të të porsalindurve për trajtimin e paralizës cerebrale pediatrike".
Ky është një avancim shumë emocionues në terapinë autologe me qelizave staminale; për zbulimin se cilat sëmundje të tjera mund të trajtohen aktualisht me qelizat staminale të kordonit, thjesht vizitoni: Ruajtja e qelizave staminale të gjakut dhe të indit të kordonit
Ose ndryshe, për më shumë informacion mbi këtë provë të re klinike mahnitëse, lexoni këtë artikull.

