Qelizat staminale prej dhëmbëve të qumështit & rritja sërish e indit të dhëmbëve

Një provë klinike me forca të bashkuara mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës, ja arriti të demonstronte me sukses rritjen e indit dentar prej qelizave staminale nga pulpi i dhëmbëve të qumështit. Prova klinike e Fazës 1 premton shumë për një zgjidhje për rastet e dëmtimeve të dhëmbëve të shkaktuara nga plagosjet në fëmijët të cilëve ju kanë dalë dhëmbët permanentë.

Mjaft fëmijë do të vuajnë prej plagosjeve tek dhëmbët në një moment të caktuar të fëmijërisë, dhe për fat të keq trauma e shkaktuar mbi dhëmbët e papjekur ende të të rriturve mundet të çojë në dëmtime permanente. Plagosjet mundet të vështirësojnë zhvillimin e rrënjëve të dhëmbit dhe furnizimin me gjak të tyre, duke rezultuar kështu përfundimisht në një dhëmb " të vdekur ".

Rezultatet në këtë provë klinike janë të parat në llojin e tyre që tregojnë se si indet dentare të humbura krejtësisht ose të dëmtuara mund të zëvendësohen me të rinj duke përdorur qelizat staminale prej pulpit dentar.

Ky trajtim ju kthen sërish pacientëve ndjeshmërinëë dhëmbët e tyre. Nëse ju i jepni atyre një stimul të ngrohtë ose të ftohtë, ata mund ta ndiejnë atë; ata kanë dhëmbë të gjallë përsëri… Deri më tani ne kemi mbledhur të dhëna nga ndjekja për dy, dy e gjysëm dhe madje tri vjet, dhe ato kanë treguar se ajo është një terapi e sigurtë dhe e efektshme.

Songtao Shi, Universiteti i Pensilvanisë

Kjo provë klinike, e udhëhequr nga Songtao Shi, është rezultat i kërkimeve 10 vjeçare potencialet shëruese të qelizave staminale prej pulpit të dhëmbit, të njohura si qelizat staminale prej pulpit të dhëmbëve që bien (hDPSC).

Prova klinike u zhvillua mbi 40 fëmijë me plagosje në dhëmbët e tyre të dalë rishtazi. Qelizat staminale prej pulpit të dhëmbëve prej një dhëmbi qumështi të shëndetshëm, u kulturuan dhe riprodhuan në laborator, për t'u implantuar më pas tek dhëmbët e plagosur. 30 fëmijët të cilët morën trajtimin me qeliza staminale prej pulpit të dhëmbëve të qumështit (hDPSC) shfaqën shenja të një zhvillimi pozitiv të rrënjëve dhe një dentinë më të trashë si dhe një shtim të rrjedhës së furnizimit me gjak. Kjo, madje çoi edhe në rritjen lehtësisht të ndjeshmërisë në dhëmbët e plagosur, një vit pas transplantit të këtyree qelizave staminale.

Për momentin në fjalë, transplanti mundet të kryhet vetëm në fëmijët të cilët i kanë ruajtur qelizat staminale prej dhëmbëve të tyre të qumështit. Testet janë thjesht fillimi për rritjen sërisht të indeve të dhëmbëve tek të rriturit. Megjithatë, nuk ka dyshim se ky është një hap emocionues përpara drejt një terapie rutinë për fëmijët.

Referenca: penntoday.upenn.edu/