Qelizat Staminale prej gjakut të kordonit kërthizor premtojnë për trajtimin e autizmit

Një studim i ri dhe unikal sipas Stem Cells Translational Medicine tregon për përmirësime të dukshme sa i takon socializimit në fëmijët me autizëm, kur ata u trajtuan me qelizat staminale të marra nga gjaku i kordonit të marrë pas lindjes së vetë atyre.

Studimi u krye mbi 30 fëmijë dhe ai është prova e parë klinike për trajtimin e autizmit, duke përdorur gjakun e kordonit kërthizor të të porsalindurve të ruajtur në bankë, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një prej rezultateve më emocionuese ishte në impaktin e vërejtur mbi gjuhën dhe socializimin e fëmijëve pjesëmarrës në këtë provë klinike.

Testi Vineland për Shkallën e Sjelljes së Përshtatur për Socializimin - njëri prej testeve të përdorura më zakonisht për të matur aftësinë funksionale në botën reale, tregoi për përmirësime domethënëse pas 12 javësh nga trajtimi me gjakun e kordonit e krahasuar me grupin e trajtuar me placebo

- thotë Dr. Chez, Instituti Sutter i Neuroshkencës 

Për fat të keq, numri i pacientëve pjesëmarrës në provën klinike nuk ishte i madh sa duhet në mënyrë që studimi të arrinte në konkluzione domethënëse lidhur me rezultatet prej tij. Megjithatë, prindërit e kontaktuar ishin të kënaqur prej përmirësimeve sa i takon zhvillimit të përgjithshëm që mundën të shihnin në fëmijët e tyre. Njëra prej nënave, Jennifer Lundberg, tha se ajo kishte vërejtur menjëherë ndryshime të sjelljes tek djali i saj:

Ne ishim përpjekur pa sukses për më shumë se katër vjet që ta mësonim që të kryente nevojat personale i ulur në uturak, dhe brenda dy javësh ai filloi ta bënte vetë këtë. Ne mendonim se kjo nuk do të ishte kurrë e mundur,

Gjithashtu, tani ai ka këtë kuptimin e tij global të gjuhës të cilin ai nuk e kishte më parë. Për shembull, nëse unë do t'í kërkoja atij të hapte grilat e ajrit të kondicionuar, dhe ai papritmas do ta dinte se çduhet të bënte. Ai nuk ka më ato shpërthimet emocionale që kishte më parë. Është me të vërtet e mahnitshme.Nëse do të mund ta bënim këtë përsëri, ne padyshim që do ta bënim prapë

- tha Jennifer Lundberg, Orlando, FL 

Studimi u bë i mundur përmes Institutit Sutter të Neuroshkencës në Sacramento dhe Institutit Sutter për Kërkimin Mjekësor. Ai pasqyron rezultatet e një prove klinike jo të sekretuar të kryer nga Duke University, e cila demonstroi përmirësime në socializim në fëmijët autikë pas marrjes së një infuzioni me gjakun e kordonit kërthizor autolog.

Kjo shënon fillimin e kërkimeve të mëtejshme rreth asaj se si qelizat staminale të gjakut të kordonit munden të ndihmojnë fëmijët me autizëm. Klikoni këtu për të lexuar më shumë rreth studimit të plotë mbi autizmin.