Qelizat Staminale të Gjakut të Kordonit në Trajtimin e Paralizës Cerebrale

Rezultatet prej studimit të fundit të kryer nga Dr Joanne Krtzberg, japin shpresa të reja për ata të cilët vuajnë prej Paralizës Cerebrale, përmes përdorimit të qelizave staminale nga gjaku i kordonit kërthizor

Të dhënat e shumëpritura, nga studimi më i fundit prej Dr Joanne Kurtzberg, Universiteti Duke, në lidhje me përdorimin e qelizave staminale të gjakut të kordonit kërthizor, për trajtimin e Paralizës Cerebrale tek fëmijët e vegjël, kanë dhënë rezultate mjaft premtuese. Studimi i publikuar në revistën STEM CELLS TRANSLATIONAL MEDICINE, sugjeron se, një infuzion intravenoz me qeliza staminale të gjakut të kordonit kërthizor, përmirëson konektivitetin e gjithë trurit dhe funksionin motor, në fëmijët e vegjël me Paralizë Cerebrale.

Paraliza Cerebrale(Cerebral Palsy-CP), çrregullimi i funksionit motor më mbizotërues i fëmijërisë, prek dy deri në tre për 1,000 lindje gjallë. Paraliza Cerebrale(CP), në mënyrë tipike, ndodh kur bebja është ende në mitër ose rreth kohës së lindjes, prej lëndimeve të trurit, të shkaktuara nga insultet e mungesës së furnizimit me oksigjen, hemoragjitë, ose hemoragjitë cerebrale. Fëmijët e prekur prej saj, paraqesin shkallë të varijueshme të pengesave funksionale, që nga kufizimet e lehta në aftësitë e avancuara motore e deri në kufizimet e rënda të vetë-lëvizshmërisë pavarësisht përdorimit të teknologjisë ndihmëse, duke rezultuar kështu në paaftësi gjatë gjithë jetës për të funksionuar në mënyrë të pavarur. Aktualisht, element kyç i trajtimit, mbeten terapi të ndryshme të cilat përpiqen të optimizojnë funksionin dhe cilësinë e jetës. Megjithatë, nuk ka ende terapi kurative të disponueshme.

Rezultatet e kësaj prove klinike, sugjerojnë se, kur u aplikuan doza qelizash staminale ≥2 × 107 për kg peshë, përmes një infuzioni intravenoz të qelizave staminale autologe( të mbledhura pas lindjes së vetë fëmijës), përmirësohet konektiviteti(lidhshmëria) e gjithë trurit dhe funksioni motor në fëmijët e vegjël me Paralizë Cerebrale. Këto zbulime kanë implikime mjaft të rëndësishme për trajtimin e fëmijëve me Paralizë Cerebrale dhe do të duhet të eksplorohen më tej në sudimet e ardhshme.

Klikoni këtu për ta lexuar të plotë.