Qelizat staminale të kordonit kërthizor munden të parandalojnë fenomenin e flakjes në transplantet e mëlçisë

Një studim pilot sugjeron se qelizat staminale me origjinë prej indit të kordonit kërthizor (UC-MSCs) mund të ndihmojnë në parandalimin e fenomenit të flakjes pas transplanteve të mëlçisë.

Studimi u publikua në revistën STEM CELLS TRANSLATIONAL MEDICINE në fund të Nëntorit 2017. Aty u përdorën qeliza staminale mezenkemiale prej indit të kordonit kërthizor, të cilat nga ana e tyre mund të transformohen në një larmi llojesh të tjera qelizash.

Të dhënat e rezultateve treguan se qelizat staminale mezenkemiale prej indit të kordonit, mund të kishin stopuar flakjen e "allograftit akut" të mëlçive të transplantuara në 14 pacientë, duke e kontrolluar sistemin imunitar në mënyrë që ta pranonte transplantin. Nuk u vërejtën efekte anësore. E kështu, raporti konkludoi se pas disa provash klinike të mëtejshme, qelizat staminale mezenkemiale prej indit të kordonit kërthizor, mund të përdoren në mënyrë të qënësishme për të ndihmuar në reduktimin e normës së flakjes së transplanteve.

Ky studim kishtë synim që të vlerësonte sigurinë dhe bëshmërinë klinike të terapisë me qeliza staminale mezenkemiale prej indit të kordonit kërthizor (UC-MSCS) në pacientët me transplante të mëlçisë tek të cilët shfaqet fenomeni i flakjes akute të transplantit. Nuk u observuan komplikacione apo efekte anësore. Terapia me qeliza staminale mezenkemiale prej indit të kordonit kërthizor mund të reduktojë dëmtimin e mëlçisë dhe të përmirësojë histologjinë e allograftit( transplantit të dhuruar nga të tjerët). Për më tepër, frekuenca periferike e qelizave regullatore T (Tregs), raporti qelizor Treg/ndihmësi T 17 (Th17), dhe nivelet në serum të faktorit transformues të rritjes Beta 1 dhe të prostaglandinës E2, u rritën në mënyrë domethënëse pas transfuzionit të qelizave staminale mezenkemiale prej indit të kordonit kërthizor.

- tha Ming Shi nga Qendra Kërkimore për Terapinë Biologjike, Pekin 

Klikoni, këtu, për të lexuar rreth studimit të plotë.