Një studim I ri në Circulation Research prej Shoqatës Amerikane të Zemrës tregon se qelizat staminale prej kordonit kërthizor mund të përdoren për trajtimin e sëmundjes së zemrës.
Studimi unikal në lojin e tij demonstroi se qelizat staminale fuqizuan funksionin e muskulit të zemrës tek pacientët me dështim të zemrës.
30 pacientë të moshës 18-75 vjeç (të cilët patën një dështim të stabilizuar të zemrës) mbi të cilët u testua, duke përdorur ose infuzion intra venoz të qelizave staminale të kordonit kërthizor ose një placebo për krahasim. Të gjithë qelizat staminale ishin marrë prej placentave të shëndetshme njerëzore gjatë operacionit sectio caesarean. Korespondenti i sudimit, Fernando Figueroa, komentoi rreth zbulimeve prej studimit.
Ne jemi të inkurajuar prej zbulimeve pasi ato mund të çelin shtigje drejt një terapie të re joinvazive, duke premtuar një terapi të re për një grup pacientësh të cilët përballen me një prognozë të zymte
thotë Fernando Figueroa. M.D., Profesor i Mjekësisë pranë Universidad de los Andes në Kili
Gjatë studimit, qelizat staminale prej kordonit kërthizor u futën në muskulin e zemrës përmes infuzionit intravenoz. Rezultatet sugjerojnë se pacientët shfaqën përmirësime të qarta në funksionin e muskulit të zemrës dhe në cilësinë e jetës. Testi provoi përmirësime të qëndrueshme dhe domethënëse në aftësinë e zemrës për të pompuar gjakun - pa ndonjë efekt anësor negativ. Është e zakonshme që gjatë transplantit të organeve ose transfuzioneve të gjakut që pacientët të shfaqin komplikacione me sistemin imunitar, por ky studim nuk tregoi për asnjë të tillë.
Regjimet e trajtimit standarde të bazuara në medikamente mund të jenë jo-optimale në kontrollimin e dështimit të zemrës, dhe pacientëve shpesh ju duhet të përparojnë drejt terapive më invazive të tilla si pajisje të asistencës mekanike ventrikulare dhe transplante të zemrës
thotë Jorge Bartolucci M.D., Kardiolog nga Cells for Cells dhe Profesor në Universidad de los Andes
Qelizat staminale të kordonit kërthizor janë gjithashtu më të disponueshme dhe më të aksesueshme dhe të çliruara prej shqetësimeve me natyrë etike. Kjo i bën ato një alternativë atraktive ndaj palcës së kockës ose qelizave staminale embrionale. Dështimi i zemrës prek rreth 37 milion njerëz në mbarë botën dhe 50% e këtyre pacientëve do të vdesin brenda pesë vitesh nga diagnostikimi. Ky studim i ri hedh dritë mbi një mundësi emocionuese për trajtimin në mënyrë të efektshme.
Lexoni më shumë të reja rreth kësaj teme në të rejat nga American Heart Association ose @HeartNews në Twitter.

