Rezultate premtuese të vërejtura nga prova më e fundit klinike për përdorimin e qelizave staminale në trajtimin e epidermolisis bullosa recizive distrofike.
Ne morëm pak kohë, për të biseduar me ekspertin brenda shtëpisë sonë; Osama Shaikh, për të mësuar më shumë rreth përparimeve të kësaj prove të re.
Ne kemi parë disa rezultate mjaft premtuese nga prova më e fundit klinike për një terapi të re me qeliza staminale për një sëmundje lëkure të rrallë dhe disabilituese të lëkurës; epidermolisis bullosa recizive distrofike. Trajtimi i cili përfshiu infuzionin e qelizave staminale, rezultoi të ishte një lehtësyues për dhimbjet ndarkohë që reduktonte gravitetin e problemit të lëkurës.
Epidermolisis bullosa recizive distrofike (RDEB) është një sëmundje lëkurë me dhimbje ekstreme; edhe plagosja më e vogël e lëkurës do të çonte në plagë të cilat nuk do të shëroheshin kurrë plotësisht. Në mbretërinë e Bashkuar jetojnë aktualisht rreth 1,000 njerëz me këtë sëmundje agresive. Lëkura delikate e shkaktuar prej vragave të RDEB, zhvillon kontraktime dhe është e prirur të shkaktojë kacere lëkurë që shkurtojnë jetën. Fatkeqsisht,në ditët e sotme nuk ka një kurë për sëmundjen RDEB.
Prova klinike më e fundit, e udhëhequr nga King’s College Londër në bashkëpunim me Great Ormond Street Hospital, rekrutoi 10 fëmijë me sëmundjen RDEB. Secili pjesëmarrës mori 3 infuzione me qeliza staminale mezenkemiale(MSC) nga dhurues pa lidhjes. Ata u monitoruan nga afër për një vit pas infuzioneve të qelizave staminale.
Dr Gabriela Petrof nga King’s College Londër, tha: Ne gjetëm se shërimi i plagëve u përmirësua në të gjithë 10 fëmijët dhe lëkura ishte më pak e inflamuar. Mjaft prej fëmijëve përmendën gjithashtu se lëkura e tyre ju jepte më pak dhimbje dhe të kruara, dhe prindërit e tyre vunë re se sa më shumë energjikë ishin ata
Profesor John McGrath, gjithashtu, prej King’s College Londër, tha: Në 25 vjet të kërkimeve të mia mbi RDEB, kjo ishte hera e parë që unë vura re që një trajtim të ndryshonte natyrën e sëmundjes. rezultatet janë vërtet mbresëlënëse dhe injektimi i qelizave staminale mezenkemiale nuk nxorri probleme sigurie. Në të njëjtën kohë, është më rëndësi të vihet re se kjo nuk është një kurë dhe se përfitimet zbehen pas rreth gjashtë muajsh
Në tërësi, rezultatet e provës janë premtuese. Megjithatë, nevojitet punë e mëtejshmepër të kuptuar më mirë mekanizmin që përfshihet në stimulimin e shërimit të plagëve dhe në reduktimin e inflamacionit në lëkurë. Studime shtesë do të kërkohen gjithashtu për të konfirmuar efektivitetin e këtij trajtimi dhe për të përcaktuar dozën optimale të qelizave për t'u përdorur në pacientët me RDEB.
Për më shumë informacion mbi këtë provë të re vizitoni: Terapia e qelizave staminale mbi sëmundjen e lëkurës

