Prova klinike në Fazën I/II kanë mundësuar hulumtime rreth përfitimeve nga terapia me qelizat staminale për trajtimin e paraplegjisë kronike (shkaktuar nga plagosjet e kolonës vertebrale), duke përdorur një medikament prodhur nga qelizat staminale të vetë pacientit.
Provat klinike u kryen në Spitalin Puerta de Hierro në Madrid me 12 pacientë, duke përdorur medikamentin e ri NC1, të krijuar prej Dr. Jesús Vallejo. Pacientëve ju administruan doza të NC1 – krijuar prej qelizave staminale mezenkimale stromale(MSC) autologe dhe prej plazmës autologe. Objektivi ishte t'ju ofrohej secilit prej pacientëve një formë e personalizuar terapie duke përdorur qelizat staminale prej vetë atyre, duke vlerësuar karakteristikat e plagosjeve të kolonës vertebrale të tyre përmes rezonancës magnetike. Përmes rezonancës magnetike u përcaktua sasia e NC1 e nevojitur prej pacientëve.
Përpara transplantimit të NC1, u mor një kampion gjaku periferik prej secilit nga pacientët për të gjykuar mbi anomali të mundshme kromozomale të cilat mund të ndërhynin në shtimin e qelizave staminale. Më pas, Qelizat Staminale Mezenkimale u ekstraktuan prej pacientëve, u kulturuan, u përzienë me plazmë prej gjakut të tyre dhe në fund u injektuan në kolonën vertebrale të tyre. Tre muaj më vonë atyre ju administruan doza shtesë, dhe u vlerësuan rezultatet pas 3, 6, 9 dhe 12 muajsh pas operacionit.
Një prej pacientëve pjesëmarrës në provën klinike ishte David Serrano, i cili vuante prej një plagoje në kolonën vertebrale prej 17 vjetësh e cila e kishte lënë atë në një karrige me rrota. Pasi mori pjesë në fazën e parë të trajtimit, David filloi të vërente përmirësim në furnizimin me gjak dhe në ndjeshmërinë në këmbët e tij. 12 muaj më pas ai mund të ecte e madje edhe të ngiste biçikletën.
Rasti i Davidit ishte i jashtëzakonshëm, por megjithatë të gjithë 12 pacientët përjetuan përmirësime në ndjeshmërinë e përgjithshme. Rezultatet zbuluan se mbi 50% e pacientëve shfaqën aktivitet motor më të mirë, rënie të spazmave dhe një funksion seksual të përmirësuar. Shkencëtarët, gjithashtu, dolën në konkluzionin se këta rezultate dukej të ishin në varësi të dozimit të qelizave staminale, dhe nuk u influencuan prej gravitetit të plagosjes së kolonës vertebrale.
Që prej daljes së konkluzioneve të kësaj prove klinike të suksesshme. Spitali Puerta de Hierro Hospital ka anunçuar miratimin e medikamentit NC1 nga ana e Agjencisë Spanjolle të Barnave. Është këshilluar se në mënyrë që të trajtohesh me të ju duhet të jeni një i rritur i moshës 18-65 vjeç me plagosje kronike të kolonës vertebrale dhe pa ndryshime kromozomale.
Juan Carvajal, një pacient paraplegjik, ka disa fjalë inkurajuese për këdo i cili është duke e menduar të provojë këtë terapi:
Unë do t'ju thosha këtyre pacientëve që të mos kishin dyshime për të, të mos e mendonin rreth tij, të mos e vononin marrjen e tij; trajtimi kryhet me vetë qelizat tona ndaj nuk ka asnjë rrezik flakje dhe rezultati është i menjëhershëm, është për përmirësim, përmirësimi është fizik. Ne jemi në duar të sigurta, mendërisht dhe moralisht
– thotë Juan Carvajal, pacient me plagosje të kolonës vertebrale
Referenca:
www.sciencedirect.com

