Studimi shkencor i publikuar prej dy laboratorëve universitarë në Kinë, jep shpresa të reja për ata që vuajnë nga kariesi i dhëmbëve. Ai tregon se qelizat staminale të modifikuara të pulpit të dhëmbëve munden të nxisin rigjenerimin e indit dentar.
Studimi, i publikuar në revistën STEM CELLS Translational Medicine, tregon se kur pulpi i dhëmbëve të njeriut u modifikua për të mbishprehur Faktorin e Rritjes BB të rrjedhur nga Trombocitet (PDGF-BB), qelizat e përmirësuan në mënyrë domethënëse rigjenerimin e indit.
Megjithëse qelizat staminale të pulpit të dhëmbëve nuk ishin në gjendje të riparonin drejtëpërdrejt dhëmbin, kjo arritje e re e shkencës do të thotë se i erdhi fundi dhimbjes dhe shqetësimeve të atyre me dhimbje të dhëmbëve. Së pari, autorët e studimit, konvertuan qelizat staminale multipotente të pulpit dentar të pasazhit të hershëm (hDPSC) me anë të një vektori të shprehjes PDGF-BB. Këto qeliza të gjeneruara shfaqën zhvillueshmëri të lartë dhe nivele të rritura të gjeneve markuese odontogjenike - të cilët janë të përfshirë në zhvillimin e dhëmbit. Qelizat staminale të modifikuara, gjithashtu, ju bashkëlidhën dhe u shpërndanë mirë mbi sipërfaqjen e çimentos së fosfatit të kalçiumit (CPC) të aplikuar për implantimin.
Qelizat PDGF-BB e modifikuara gjeneruan më tepër ind të mineralizuar të ngjashëm me dentinën, të rrethuara prej indit lidhës shumë të vaskularizuar të ngjashëm me pulpin e dhëmbit, në javën e 12, kur u krahasua me hDPSC të pamodifikuar.
- Zhang, W et al., Universiteti i Shangait Jiao Tong

