Transplanti i Qelizave Staminale përshëndetet si një ‘përmbysës në rezultatin e lojës’ për Pacientët me Sklerozë Multiple

Rezultatet prej një prove klinike ndërkombëtare kanë treguar se qelizat staminale janë në gjendje të stopojnë sëmundjen dhe madje të përmirësojnë simptomat.

Skleroza Multiple (MS) është një sëmundje e cila mundet të prekë nervat e shtyllës kurrizore dhe/ose të trurit , e potencialisht mundet të shkaktojë probleme me lëvizshmërinë e krahëve dhe këmbëve, me shikimin dhe ndjeshmërinë. Vlerësohet se ka mbi 100,000 persona të diagnostikuar me Sklerozë Multiple vetëm në Mbretërinë e Bashkuar.

Trajtimi përfshinte "fshirjen" e sistemit imunitar të vetë pacientit, përpara se të ristartonte këtë sistem me qeliza staminale hematopoietike të shëndetshme.

Prof. Basil Sharrack, neurolog dhe drejtor i kërkimeve rreth Sklerozës Multiple në Spitalin Royal Hallamshire Hospital, tha për BBC: "Kjo është një analizë e ndërmjetme, por pasur parasysh këtë, ky është rezultati më i mirë që unë kam parë në ndonjë provë klinike për sklerozën multiple".

Prova klinike përfshiu pak mbi 100 individë me Sklerozë Multiple të cilët u trajtuan ose me qeliza staminale ose me medikamente tradicionale. Nga ata prej grupit i cili u trajtua me qeliza staminale, pas një viti, vetëm njëri vuajti prej rikthimit të sëmundjes krahasuar me 39 syresh të cilët i përkisnin grupit që u trajtua me medikamente.

‘Pas një ndjekjeje prej mesatarisht tri vjetësh, transplantet kishin dështuar në vetëm tre raste nga 52 pacientë (6%), krahasuar me 30 nga 50 (60%) gjithësej në grupin e kontrollit.’

Prof. Richard Burt, drejtues i kërkimeve nga Universiteti Veriperëndimor i Çikagos, tha për BBC se: "Të dhënat janë impresionuese në favor të transplantit kundrejt atyre prej medikamenteve më të mira të disponueshme - komuniteti i neurologëve ka qenë skeptik rreth këtij trajtimi por këto rezultate mund ta ndryshojnë këtë".

Fergus Walsh, korrespondent i BBC, foli me njërën prej pacientëve pjesëmarrës në provën klinike;

Louise u diagnostikua me Sklerozë Multiple në 2010 kur ajo ishte vetëm 28 vjeç.

Ajo, tha: "Skleroza Multiple kontrollonte jetën time dhe unë jetoja me frikën e një tjetër rikthimi të sëmundjes.

"Periudha më e vështirë ishte kur nuk isha në gjendje të çohesha nga shtrati pasi nuk kisha stabilitet në trupin tim - Unë luftoja shumë për të ecur dhe madje kalova disa kohë në karrige me rrota.

"Sëmundja, gjithashtu, më ndikoi edhe në aftësinë time të të njohurit - ishte njësoj si një lloj mjegulle në tru dhe unë i lexoja fjalët gabim dhe luftoja shumë për të vijuar bashkëbisedimet".
Panorama e BBC, e filmoi atë ndërsa po i nënshtrohej transplantit në Tetor 2015 dhe ajo është rikthyer tashmë me shëndet të plotë.

Ajo u martua me partnerin e saj Steve, në përvjetorin e parë pasi kishte kryer transplantin, dhe vajza e tyre, Joy, tani është një muajshe.

"Unë ndihem sikur diagnoza ime ishte veç një ëndërr e keqe. Unë tani e jetoj jetën siç më pëlqen dhe nuk e planifikoj më jetën time për t' ju përshtatur Sklerozës Multiple".

Shiheni këtu, të gjithë historinë.