Një bebe vajzë, Zhao Jiaxin, është bërë e para fëmijë në Kinë e cila ka marrë një transplant qelizash staminale të gjakut të kordonit për kurimin e një lloji të trashëguar të Sëmundjes së Zorrës së Irrituar.
Kur Zhao lindi në 2015, ajo nisi të vuante prej etheve dhe diarresë që kur ajo ishte vetëm 8 ditëshe. Motra e saj më e madhe kishte patur të njëjtat simptoma dhe kishte vdekur në mënyrë tragjike kur ishte vetëm 5 muajshe, ndaj dhe prindërit e saj i trembeshin faktit se mund ta humbisnin edhe beben Zhao. Kështu, ata ju drejtuan Spitalit të Fëmijëve të Universitetit të Fudanit në Shanghai.
Në spitalin universitar, familja zbuloi se Zhao kishte patur që herët një shfaqje të Sëmundjes së Zorrës së Irrituar (VEO-IBS); një problem shëndetësor i rrallë i shkaktuar prej një mutacioni gjenetik të trashëguar. Defiçienca e shkaktuar prej gjenit difektoz k Futuishte çuar në probleme serioze me sistemin imunitar të Zhao, çka shkakton kequshqyerje, abcese të zorrëve dhe fistula.
I vetmi trajtim i efektshëm ishte një transplant qelizash staminale… Ai mund të ndihmojë në riparimin e deformimit gjenetik dhe në kontrollin e simptomave të sëmundjes
- tha Dr. Huang Ying, PhD, Spitali i Fëmijëve të Universitetit të Fudan
Në 2015, Zhao u bë njëra prej pak bebeve që mori një transplant qelizash staminale të gjakut të kordonit për trajtimin e VEO-IBS me defiçiencë imunitare IL10RA. Transplantet e suksesshme u kryen duke përdorur kondicionimin me intensitet të ulët kemioterapie, me rezultate pozitive brenda 1-3 muajsh. Në sajë të kësaj procedure transplanti pioniere në llojin e saj, gjendja shëndetësore e Zhaos u përmirësua mjaft dhe ajo tashmë mund të kalojë një jetë të shëndetshme e të lumtur.
Referenca:
parentsguidecordblood.org/

