Ulçerat e Këmbës Diabetike trajtohen me indin e EpiCord

Një studim i fundit sugjeron se indi i kordonit kërthizor mundet që një ditë të përdoret për trajtimin e ulçerave kronike, të pashërueshme të këmbës diabetike. EpiCordi - një membranë e trashë e prodhuar prej indit të kordonit kërthizor, është studiuar dhe testuar si një formë për të veshur plagët dhe për të shëruar ulçerat.

Diabeti prek rreth 23,1 milion njerëz vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe rreth 4 milion në Mbretërinë e Bashkuar. Kostoja e trajtimit të pacientëve diabetikë vetëm për vitin 2012 ishte 245 miliardë Dollarë Amerikanë, dhe kjo shifër është rritur me 41% deri në ditët e sotme. Ulçerat e asaj që njihet si Këmba Diabetike (DFU), përbëjnë një pjesë domethënëse të kësaj kostoje, pasi ato e rrisin ndjeshëm rrezikun për infeksione dhe deri në prerje të gjymtyrës.

Në këtë studim të përfunduar së fundi, shkencëtarët krahasuan sigurinë dhe efikasitetin e përdorimit të transplantit allograft të indit të kordonit të dehidratuar (EpiCord), kundrejt veshjes standarde me alginate të plagëve për trajtimin e DFU kronike. Indi EpiCord dhe lëngjet amniotike janë mirënjohur dhe pranuar së fundi për potencialin e tyre terapeutik dhe shërues. Ata përmbajnë një sërë përbërësish biologjikë duke përfshirë: kolagjen, proteoglikane, dhe acid hialuronik të cilët inkurajojnë dhe mbështesin procesin e shërimit në rastet e plagëve të vështira të indeve.

Studimi u krye mbi 155 pacientë në 11 spitale dhe klinika private në SHBA midis Gushtit 2016 dhe Marsit 2018. Në këtë studim u regjistruan për të marrë pjesë, pjesëmarrës me moshë mbi 18 vjeç dhe me një histori mjekësore me diabet të Tipit 1 ose të Tipit 2 dhe me prezencë të Ulçerave të Këmbës Diabetike (DFU). Studimi i shtri përgjatë 18 javësh, duke përfshirë një fazë trajtimi prej 12 javësh dhe një periudhë 4 javore testesh ndjekëse.

Përgjatë 12 javëve të trajtimit, 101 prej pacientëve të regjistruar morën një aplikim të përjavshëm të EpiCord, ndërsa 54 të tjerët morën një terapi standarde veshëse të plagëve të tyre. Pas pastrimeve të shpeshta dhe kontrolleve, 70% e ulçerave të trajtuara me EpiCord, u shëruan plotësisht brenda 12 javësh. Krahasuar me ta, vetëm 48% e atyre të trajtuar me terapinë standarde me alginate u shëruan plotësisht. Për më tepër, nga ata pacientë të cilët iu nënshtruan pastrimit siç duhet të indit të dëmtuar, 96% e rasteve me ulçera të trajtuara me EpiCord u shëruan plotësisht kundrejt vetëm 48% të rasteve të ulçerave të trajtuara me alginate.

Duke mos pasur asnjë efekt anësor të raportuar gjatë studimit nga trajtimi me Epicord, këta rezultate tregojnë pozitivisht se produkti i nxjerrë prej kordonit kërthizor, sikurse është EpiCord, mund të përdoret me siguri për trajtimin e ulçerave të pashërueshme të këmbës diabetike.

Referenca: https://onlinelibrary.wiley.com/