Dita Botërore e Gjakut të Kordonit 2020

Organizuar prej Save the Cord Foundation, Dita Botërore e Gjakut të Kordonit, përpiqet të ndërgjegjësojë këdo rreth përdorimeve në të tashmen dhe në të ardhmen e qelizave staminale të gjakut të kordonit. Me këtë rast, Fondacioni Save the Cord, ka organizuardhe do të mbajë një konferencë online, falas, më 17 Nëntor, duke mirëpritur pjesëmarrës prindër, mjekës, infermiere dhe mami.

Si njëra prej bankave familjare më të mëdha në botë të gjakut të kordonit, ne kemi këndvështimin tonë rreth përfitimeve të mahnitshme prej qelizave staminale të gjakut të kordonit në mjekësinë në të tashmen, dhe se si ato munden të na ndihmojnë ne, në të ardhmen.

Çfarë janë qelizat staminale të gjakut të kordonit kërthizor?
Trupi ynë përmban mijëra qeliza staminale; qeliza të specializuara të cilat mund të shndërrohen dhe të replikohen në lloje të tjera qelizash. Por çfarë është kaq e rëndësishme rreth këtyre qelizave të gjendura në gjakun e kordonit kërthizor?

Qelizat staminale të gjakut të kordonit gjenden në gjakun e marrë prej kordonit kërthizor, indin e kordonit kërthizor dhe tek placenta. Ato janë të ngjashme me qelizat staminale të palcës së kockës, por ato mund të mblidhen me lehtësi menjëherë pas lindjesnë një mënyrë të shpejtë dhe aspak invazivee cila nuk ndërhyn me procedurës e mbylljes së vonuar me klemë të kordonit.

Gjaku i kordonit të bebes suaj përmban dy lloje qelizash staminale: Qeliza staminale Hematopoietike (HSC) dhe qeliza staminale Mezenkimale (MSC). HSC mund të shndërrohen në qeliza të kuqe dhe të bardha të gjakut , dhe MSC mund të shndërrohen në lloje të ndryshme të indeve, të tillë si nervat dhe muskujt. Zbuloni më shumë përfitime prej qelizave staminale të gjakut të kordonit kërthizor, këtu.

Përdorimet aktuale të gjakut të kordonit kërthizor
Me avancimet e fushës së mjekësisë rigjenerative, gjithnjë e më shumë prindër janë duke u kthyer të interesuar drejt ruajtjes së gjakut të kordonit kërthizor. Sipas Autoritetit të Indive Njerëzore (HTA), numri i kampionëve të përpunuara në banka private të njësive të gjakut të kordonit u rrit nga 10,676 njësi në 2014 në 15,078 njësi në 2018. Kjo ka të ngjarë të jetë si pasojë e potencialit terapeutik në rritje të Qelizave Staminale Hematopoietike (HSC), të cilat gjenden me bollëk brenda gjakut të kordonit kërthizor.

Aktualisht, Qelizat Staminale Hematopoietike, të gjendura në gjakun e kordonit kërthizor janë në përdorim në rreth 85 terapi standarde për trajtimin e sëmundjeve të lidhura me gjakun dhe sëmundje gjenetike. Këto përfshijnë lloje të leuçemive, anemive dhe probleme të tjera shëndetësore të imunodefiçeiencës.

Përdorimet e qelizave staminale të gjakut të kordonit kërthizor nuk janë të lidhura vetëm me trajtimin e sëmundjeve dhe problemeve shëndetësore - mjaft atletë dhe figura të famshme thuhet se i janë drejtuar transplanteve të gjakut të kordonit për trajtimin e dëmtimeve sportive, të tillë si Cristiano Ronaldo dhe Rafael Nadal.

Përdorimet e ardhshme të gjakut të kordonit kërthizor
Qelizat staminale të gjakut të kordonit (HSC) janë të pranishme në qindra prova klinike me to, nga çrregullimet neurologjike siç është autizmi, e deri në trajtimin e sëmundjeve kërcënuese për jetën si Alzheimeri, sëmundjet e zemrës dhe diabeti i tipit 1. Mjaft prej këtyre provave klinike kanë shfaqur rezultate premtuese deri më tani, me disa prej tyre që kanë çuar në terapi eksperimentale të suksesshme.

Gjaku i kordonit marrë nga vetë djali ndihmoi në trajtimin e autizmit
Qelizat staminale të gjakut të kordonit të Facu ndihmojnë në trajtimin e paralizës cerebrale
Amelia ndodhet në fazë remisioni të kancerit pas transplantit të qelizave staminale të gjakut të kordonit

E ardhmja e gjakut të kordonit kërthizor në mjekësi është kaq emocionuese dhe ka çuar çdo vit në zbulime të reja. Kjo e bën atë shumë më të rëndësishme që familjet ta marrin në konsideratë ruajtjen e gjakut të kordonit kërthizor pas lindjes. Ruajtja e këtyre qelizave staminale kaq potente me një bankë private, mundet që një ditë të ofrojë mbështetje për trajtimin mjekësor, madje e shtrirë gjatë gjithë jetës, për juve dhe për fëmijët tuaj.

Joining the #WCBD20 conversation
Për të mësuar më shumë rreth temave të nxehta, më të fundit dhe rreth zhvillimeve lidhur me gjakun e kordonit kërthizor, hyni, këtu, falas, për t'ju bashkuar konferencës në Ditën Botërore të Gjakut të Kordonit, më 17 Nëntor 2020.