Çfarë është sindroma Jacobs?

Sindroma Jacobs prek vetëm meshkujt dhe është një problem gjenetik I cili është i karakterizuar nga një kromozom Y tepër, i pranishëm në qeliza.


Cilat janë karakteristikat e sindromës Jacobs ?

Në përgjithësi, pjesa më e madhe e meshkujve të prekur nga sindroma Jacobs do ta jetojnë gjithë jetën e tyre pa qenë të vetëdijshëm se janë bartës të këtij modifikimi gjenetik. Ka diferenca fizike të kufizuara dhe pjesa dërrmuese e njerzve e kalojnë jetën e tyre pa qenë në dijeni.

Megjithatë, diferencat e lehta mund të përfshijnë karakteristikat që vijojnë:

  • Tonifikim i dobët i muskujve
  • Paaftësi për t'u rritur qimet në faqe
  • Vështirësi në të mësuarit dhe në zhvillim
  • Nivele të ulëta testosteroni
  • Më të gjatë se mesatarja

Cilat janë opsionet e trajtimit për sindromën Jacobs ?

Sindroma Jacobs nuk mundet të kurohet dhe nuk ka ndonjë trajtim standard të disponueshëm. Megjithatë, ajo çka mund të bëjnë meshkujt e prekur prej saj, është që të kërkojnë ndihmë dhe trajtimin e problemeve individuale siç është konsultimi me një specialist infertiliteti, terapist i të folurit dhe një specialist për të mësuarit dhe të sjelljes.

Doni më shumë informacion?

Për më shumë informacion rreth gamës sonë të shërbimeve, thjesht, kërkoni një broshurë. Plotësoni formularin dhe ne do t'jua nisim atë me email ose me postë.

Dëshironi të porositni testin prenatal Vision?

Thjesht, vizitoni faqen tonë të çmimeve, për më shumë informacion rreth opsioneve tona të pagesës dhe se si të porositni paketën tuaj të shërbimit.

Dëshironi të mësoni më tepër rreth problemeve të tjera shëndetësore të cilët depistohen përmes testit prenatal Vision?

Ndihmë dhe këshillim