Çfarë është sindroma Klinefelter ?
Sindroma Klinefelter është një problem gjenetik i cili prek vetëm bebet meshkuj dhe karakterizohet nga prania e një kromozomi X tepër. Në Mbretërinë e Bashkuar, mesatarisht 1 në 600 bebe meshkuj të lindura do të jenë të prekura nga ky problem shëndetësor.
Cilat janë karakteristikat e sindromës Klinefelter?
Sindroma Klinefelter, shpesh kalon e padiagnostikuar për deri kur djemtë arrijnë moshën e pubertetit. Është pikërisht gjatë kësaj moshe kur karakteristikat fizike bëhen të dukshme siç janë jo energjikë dhe me fuqi të ulët seksuale, mungesë e muskujve dhe sasi e madhe indi dhjamor rreth zonës së barkut. Gjithashtu, edhe aftësia e tyre për të qenë fertilë mund të jetë e kufizuar.
Cilat janë opsionet e trajtimit për sindromën Klinefelter?
Mjaft meshkuj do ta jetojnë tërë jetën e tyre pa qenë të vetëdijshëm se ata bartin këtë problem gjenetik. Për pasojë, nuk ka ndonjë trajtim standard për këtë problem. Megjithatë, gjithnjë e më shumë opsione trajtimi të disponueshme për problemet e infertilitetit të cilat janë duke u bërë më të zakonshme.