Çfarë është sindroma Triple X?

Sindroma Triple X është një problem gjenetik i pranishëm vetëm tek femrat, dhe është i karakterizuar prej një kromozomi X tepër, në secilën qelizë. Besohet se rreth 1 në çdo 1000 femra të lindura në Mbretërinë e Bashkuar do të jenë të prekuara prej saj.

Cilat janë karakteristikat e sindromës Triple X?

Njerëzit e prekur nga sindroma Triple X, përgjithësisht, nuk tregojnë shenja të diferencave fizike dhe karakteristikat e këtij problemi, shpesh, janë të lehta. Për pasojë, shpesh, ky problem kalohet pa u diagnostikuar.

Megjithatë, disa karakteristika që mund të jenë të pranishme, përfshijnë:

  • Të qënit më të gjatë se mesatarja
  • Të pasurit e një koke të vogël
  • Pala lëkure vertikale që mbulojnë këndin e syrit
  • Paaftësi në të folurit dhe në të mësuarit e gjuhës

Cilat janë opsionet e trajtimit për sindromën Triple X?

Përderisa ky problem shëndetësor diagnostikohet rrallë dhe simptomat e shfaqura në një individ janë, shpesh, të lehta, nuk ka ndonjë terapi standarde për trajtimin e sindromës Triple X.

Doni më shumë informacion?

Për më shumë informacion rreth gamës sonë të shërbimeve, thjesht, kërkoni një broshurë. Plotësoni formularin dhe ne do t'jua nisim atë me email ose me postë.

Dëshironi të porositni testin prenatal Vision?

Thjesht, vizitoni faqen tonë të çmimeve, për më shumë informacion rreth opsioneve tona të pagesës dhe se si të porositni paketën tuaj të shërbimit.

Dëshironi të mësoni më tepër rreth problemeve të tjera shëndetësore të cilët depistohen përmes testit prenatal Vision?

Ndihmë dhe këshillim