Për të shënjuar Muajin e Ndërgjegjësimit të Ruajtjes së Gjakut të Kordonit Kërthizor dhe fillimin e një dekade të re, Future Health Biobank, hodhi një vështrim mbi atë se si qelizat staminale prej gjakut të kordonit janë duke e transformuar shëndetin tonë me ndihmën e ruajtjes në bankë të gjakut të kordonit kërthizor.
2020 është tashmë duke e provuar veten si një vit gurëshënjues për shumë arësye, përfshirë edhe fushën e mjekësisë rigjeneruese. Ndërsa qelizat staminale hematopoietike (HSC) të gjendura në gjakun e kordonit, munden, që tani, të trajtojnë mbi 85 sëmundje e probleme shëndetësore, terapi të reja janë në zhvillim dhe në faza provash klinike me një ritëm që rritet me shpejtësi, në sajë të avancimeve në kërkimet shkencore që lidhen me qelizat staminale.
A e dinit se, tashmë ka, atualisht, rreth 1,500 prova klinike që po zhvillohen duke përdorur qelizat staminale hematopoietike HSC[1] dhe qelizat staminale mezhenchimale MSC[2] të gjendura në gjakun e kordonit kërthizor? Me rritjen e këtij numri, gjithnjë e më shumë familje po zgjedhin ruajtjen në bankë të gjakut të kordonit kërthizor të foshnjës së tyre në momentin e lindjes. Ky burim i pasur i qelizave staminale mund të ofrojë një mundësi 'rrugëdaljeje' në trajtimet mjekësore të ardhshme.
Gjaku i kordonit kërthizor dhe çrregullimet neurologjike
Paraliza Cerebrale
Së fundi, Future Health Biobank, lëshoi kampionin e gjakut të kordonit kërthizor të një klienti të saj për të ndihmuar në trajtimin e paralizës cerebrale. Prova klinike pioniere në llojin e saj u krye pranë Duke University[3] me një vajzë trevjeçare të diagnostikuar me paralizë cerebrale (CP), duke përdorur qelizat staminale të gjakut të kordonit të ruajtura pas lindjes së vëllait të saj. Deri më tani kjo provë klinike ka demonstruar se një infuzion i qelizave staminale prej gjakut të kordonit kërthizor mundet të përmirësojë funksionin motor në pacientët me paralizë cerebrale.
Në mënyrë të ngjashme, qelizat staminale mezenchimale në përbërje të indit të kordonit kërthizor (MSC), gjithashtu, e kanë treguar vetveten si ‘të sigurta dhe të efektshme’ për trajtimin e funksionit motor dhe gjithëpërfshirës në pacientët me paralizë cerebrale. Kjo evidencë e re terapeutike prej Shkurtit 2020[4] do të veprojë tani si një pikë reference e çmuar në vijimësinë e provave klinike.
Çrregullimet në Spektrin e Autizmit (ASD)
Rreth 700,000 njerëz në Mbretërinë e Bashkuar vuajnë probleme të spektrit të Autizmit, çka i takon mbi 1 në 100[5]. Ndërkohë që nuk ka ndonjë kurë për të, qelizat staminale të gjakut të kordonit kërthizor janë në fazë provash klinike për të mundësuar menaxhimin e simptomave. Rezultatet kanë qenë mjaft premtuese në një numër fëmijësh në moshë të re, përfshirë rastin e Maksimit pesëvjeçar nga Ukraina.
Maksimi i'u nënshtrua një terapie eksperimentale për autizmin duke përdorur qelizat staminale prej gjakut të kordonit kërthizor, të cilin prindërit e tij ja kishin ruajtur me një bankë private pas lindjes së tij. Pas infuzionit fillestar dhe të një infuzioni të dytë të kryer me gjakun e kordonit nga motra e tij binjake, prindërit e Maksimit vunë re përmirësime të mahnitshme në aftësitë komunikuese të tij. Ju, mund të lexoni të plotë historinë e tij, këtu.
Gjaku i kordonit kërthizor dhe koronavirusi (Covid-19)
Ndërsa pandemija e Covid-19 paraqet një rrezik të menjëhershëm, shkencëtarët edhe njëherë po i rikthehen qelizat staminale të gjakut të kordonit kërthizor. Prova klinike mjaft premtuese janë duke u kryer në Azi, Europë dhe në Shtetet e Bashkuara, duke investiguar nëse qelizat staminale hematopoietike HSC dhe qelizat staminale mezenchimale MSC do të mund të trajtojnë sindromën e distresit akut respirator(ARDS), e cila është shpesh një komplikacion fatal i COVID-19.
Ndërsa ende nuk ka një evidencë të fortë rreth gjakut të kordonit kërthizor për trajtimin e Covid-19, një provë e re klinike u lançua për të investiguar një trajtim potencial me qelizat staminale mezenchimale të nxjerra prej indit të kordonit kërthizor ( MSC ). Prova klinike, së cilës ju dha menjëherë drita e gjelbër përmes një autorizimi përdorimi prej FDA, do të nisë të kryhet me 24 pacientë të diagnostikuar me Covid-19 [6]. Lexoni këtu artikullin e plotë të mbulimit të kësaj prove klinike.
Gjaku i kordonit kërthizor dhe çrregullimet e gjakut
Qelizat staminale hematopoietike të gjakut të kordonit (HSC ) ofrojnë tashmë terapi standarde për trajtimin e një game të gjërë çrregullimesh të trashëguara të gjakut dhe që lidhen me gjakun. Dy prej çrregullimeve më domethënëse e më të rënda janë llojet e Leuçemisë dhe ato të Anemisë.
Leuçemia Akute Limfoblastike
Ndërsa kjo formë e leuçemisë është e rallë, ajo mund të kurohet me një infuzion qelizash staminale hematopoietike prej gjakut të kordonit kërthizor HSC. Në Qershor 2019, një bebe mashkull i diagnostikuar në lindje me Leuçemi limfoblastike arriti të shpëtonte pas një trajtimi të suksseshëm me një terapi qelizash staminale duke përdorur gjakun e kordonit kërthizor të dhuruar. E përdorur në kombinim me kemioterapinë, terapia e Harrit rezultoi 100% e suksesshme. Ju, mund ta lexoni historinë e plotë, këtu.
Anemia Aplastike
Henrique katërvjeçar vuante prej Anemisë Aplastike e cila ishte kërcënuese për jetën. Në sajë të gjakut të kordonit kërthizor, qelizat staminale të kordonit të ruajtura prej vetë atij menjëherë pas lindjes, u përdorën për trajtimin e tij në një spital në Portugali. Qelizat staminale u përdorën për të zëvendësuar qelizat e gjakut të dëmtuara të Henriques, e më pas ato u riprodhuan për të rifituar një numër të konsiderueshëm qelizash të shëndetshme të gjakut dhe funksionin e sistemit imunitar të tij. Anemia aplastike është njëra prej 85 sëmundjeve të cilat trajtohen aktualisht në mënyrë standarde duke përdorur qelizat staminale hematopoietike prej gjakut të kordonit kërthizor (HSC ). Ju mund ta lexoni historinë e plotë, këtu.
Referenca:
[1] https://clinicaltrials.gov/
[2] https://clinicaltrials.gov/
[3] https://clinicaltrials.gov/ct2/show/NCT03473301
[4] https://pubmed.ncbi.nlm.nih.gov/
[5] https://www.autism.org.uk/
[6] https://www.newswise.com/

