Shkencëtarët në Institutin Stowers për Kërkime Mjekësore kanë gjetur një mënyrë tjetër për të shtuar/shumëfishuar qelizat staminale adulte gjak-formuese prej gjakut të kordonit kërthizor. Zbulimi rrit potencialin që një kampion i vetëm qelizash staminale të trajtojë më tepër probleme shëndetësore.
Studimi pionier në llojin e tij prej Universitetit të Adelaides mund të ofrojë një hap gjigant përpara drejt trajtimit të pacientëve me fibrozë cistike (CF). Studimi tregon se qelizat të cilat shkaktojnë çrregullimin gjenetik mundet të zëvendësohen me qeliza të shëndosha.
Tetëvjeçari Hamad nga Emiratet e Bashkuara Arabe, u kurua prej sëmundjes së Drepanocitozës duke përdorur qelizat staminale të gjakut të kordonit kërthizor prej të vëllait më të vogël. Trajtimi i tij, i cili i ndryshoi jetën, demonstron rëndësinë e mbledhjes dhe ruajtjes së gjakut dhe kordonit kërthizor pas lindjes së foshnjës, për përdorime potenciale në të ardhmen.
Leuçemia Mieloide Akute (AML) është një lloj kanceri i cili është prevalent tek të rriturit e moshuar. Aktualisht, ajo, trajtohet me kemioterapi intensive dhe forma të kujdesit mbështetës që çon në atë që 40-60% e pacientëve të përjetojnë një remision komplet, duke eleminuar shenjat e kancerit. Sidoqoftë, pjesa dërrmuese e pacientëve ju rikthehet kanceri, duke rezultuar në normë mbijetese prej 5 vjetësh në rreth 10%.
Rezultatet prej një prove klinike ndërkombëtare kanë treguar se qelizat staminale janë në gjendje të stopojnë sëmundjen dhe madje të përmirësojnë simptomat.
Vogëlushja pesëvjeçare Lexuan, nga Kina, është e sëmurë rëndë me një çrregullim të rrallë të gjakut - anemia aplastike. Prindërit e saj morën vendimin për të ngjizur motrën e saj më të vogël, Sun Yiwei, në mënyrë që të mblidhnin dhe ruanin gjakun e kordonit kërthizor pas lindjes së saj për ta përdorur për trajtimin mjekësor.
Një studim i ri dhe unikal sipas Stem Cells Translational Medicine tregon për përmirësime të dukshme sa i takon socializimit në fëmijët me autizëm, kur ata u trajtuan me qelizat staminale të marra nga gjaku i kordonit të marrë pas lindjes së vetë atyre.