Blog
Blog
Djali me sëmundjen e Drepanocitozës kurohet plotësisht me anë të qelizave staminale prej gjakut të kordonit kërthizor
Published on: 25th Maj 2018Tetëvjeçari Hamad nga Emiratet e Bashkuara Arabe, u kurua prej sëmundjes së Drepanocitozës duke përdorur qelizat staminale të gjakut të kordonit kërthizor prej të vëllait më të vogël. Trajtimi i tij, i cili i ndryshoi jetën, demonstron rëndësinë e mbledhjes dhe ruajtjes së gjakut dhe kordonit kërthizor pas lindjes së foshnjës, për përdorime potenciale në të ardhmen.
Pacientët me Leuçemi Mieloide Akute përfitojnë prej Qelizave ‘Vrasëse Natyrale’ të rrjedhura nga Qelizave Staminale të Gjakut të Kordonit
Published on: 15th Maj 2018Leuçemia Mieloide Akute (AML) është një lloj kanceri i cili është prevalent tek të rriturit e moshuar. Aktualisht, ajo, trajtohet me kemioterapi intensive dhe forma të kujdesit mbështetës që çon në atë që 40-60% e pacientëve të përjetojnë një remision komplet, duke eleminuar shenjat e kancerit. Sidoqoftë, pjesa dërrmuese e pacientëve ju rikthehet kanceri, duke rezultuar në normë mbijetese prej 5 vjetësh në rreth 10%.
Transplanti i Qelizave Staminale përshëndetet si një ‘përmbysës në rezultatin e lojës’ për Pacientët me Sklerozë Multiple
Published on: 21st Mars 2018Rezultatet prej një prove klinike ndërkombëtare kanë treguar se qelizat staminale janë në gjendje të stopojnë sëmundjen dhe madje të përmirësojnë simptomat.
Gjaku i kordonit kërthizor, i ruajtur pas lindjes së vogëlushes jep shpresa të reja për kurimin e motrës së saj të sëmurë me Anemi Aplastike
Published on: 22nd Shkurt 2018Vogëlushja pesëvjeçare Lexuan, nga Kina, është e sëmurë rëndë me një çrregullim të rrallë të gjakut - anemia aplastike. Prindërit e saj morën vendimin për të ngjizur motrën e saj më të vogël, Sun Yiwei, në mënyrë që të mblidhnin dhe ruanin gjakun e kordonit kërthizor pas lindjes së saj për ta përdorur për trajtimin mjekësor.
Qelizat Staminale prej gjakut të kordonit kërthizor premtojnë për trajtimin e autizmit
Published on: 15th Shkurt 2018Një studim i ri dhe unikal sipas Stem Cells Translational Medicine tregon për përmirësime të dukshme sa i takon socializimit në fëmijët me autizëm, kur ata u trajtuan me qelizat staminale të marra nga gjaku i kordonit të marrë pas lindjes së vetë atyre.
Asier Moreno ruan pulpin e dhëmbit
Published on: 2nd Shkurt 2018Ainara Moreno e cila jeton në Londër, për fat të keq nuk e pati mundësinë për të ruajtur gjakun e kordonit kërthizor pas lindjes së djalit të saj, por ruajtja e qelizave staminale prej pulpit të dhëmbëve të qumështit i ofroi një shans të dytë të shkëlqyer për të mbrojtur shëndetin në të ardhmen e Asier.

